




Dimal Basha ka deklaruar se sidnikalistët qysh në kohën e qeverive të kaluara kanë kërkuar rritje të pagave, duke parë kështu kryeministrat e asaj kohe në pushime luksoze.
Deputeti i VV-së madje tha se Kosova ka vuajtur nga krimi dhe korrupsioni.





“Ky vend ka hjekë prej kriminelëve që ia kanë hangër ashtin, që normal mësuesi ka lypë një pagë më të madhe, se normal që e ka pa kryeministrin (Ramush Haradinaj), duke shku ka 4 mijë euro në pushime, dhe tu ia rritë vetës rrogën”, tha Basha në Prime Time.
Ai e ka quajtur tandem më të mirin në historinë shqiptare, Kurtin e Osmanin.
“Albin Kurti e Vjosa Osmani, e kemi tandemin më të mirë në historinë shqiptare. E kemi një kryekuvendar që e dojnë krejt. Sistemi i drejtësisë s’ka pasur zgjidhje”, theksoi ai.