




Një burrë dyshohet se e ka goditur një veturë derisa ishte duke dalë nga parkingu.
Sipas një dëshmitari, ai e ka lënë një shënim mbi veturën që e ka goditur.
Një person që ka qenë afër vendit të ngjarjes tha se në shënim shkruante: “Ta kam rrok veturën, të lutem lajmrohu në … Sabiti”.
Dëshmitari ka shkruar në grupin “Merakli të kerreve”, në Facebook, e mesazhi i 70-vjeçarit u bë viral në rrjetet sociale.





“Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale nga parkingu me veturën e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht një veturë Renault Megane. Unë, nga ballkoni i shtëpisë e vëzhgova tërë ngjarjen. Baci, e ndali menjëherë veturën, dhe doli që ta shikojë dëmin e shkaktuar. Pasi pa që dëmi ishte i konsiderueshëm, dhe pronari nuk ishte pranë veturës, baci nxori letrën dhe pasi shënoi diçka, e vendosi në xhamin e përparmë të veturës që e kishte goditur dhe vazhdoi rrugën”, thuhet në postimin e dëshmitarit të ngjarjes. Unë, nga kureshtja dola dhe e fotografova dëmin dhe letrën dhe mbeta i habitur, e njëkohësisht u ndjeva shumë mirë me veprimin e bacit”, thuhet në postimin e dëshmitarit.