




Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj e ka komentuar analizën e ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili bëri një krahasim mes pakos së Ringjalljes Ekonomike që e ndajti Qeveria dje dhe pakos së Gjermanisë për qytetarët, shkruan Periskopi.
Zogaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me Muratin, duke thënë se Qeveria Kurti ” vjet thanë se Kosova po bëhet si Kroacia e sivjet po thonë si Gjermania”.





“Nderkohe, ministrat qe heqin kapela per njeri-tjetrin kane lene mijera punetore pa rroga te gushtit dhe gjithe Kosoven pa rryme. Njejte sikur ne Gjermani, rryme s’ka e edhe punetoret pa rroga te gushtit”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Kujtojmë se ministri Murati përmes një postimi u mundua t’i bind qytetarët se Kosova po ofron ndihmë për ta më shumë se Gjermania qytetarëve të saj.
Krahasimi i tij vie menjëherë pasi Gjermani sot ka ndarë pakon e tretë për qytetarët duke iu dalur në ndihmë që ta përballojnë rritjen e inflacionit.
Ndërsa Qeveria Kurti për qytetarët e vendit ka ndarë pakon e dytë, por e cila ka marr kritika mjaftë shumë pasi kjo nuk mjafton dhe po konsiderohet si një “lëmoshë” për popullin.
Postimi i plotë i Petrit Zogajt: