Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në një adresim për media sot tha se kur bëhet fjalë për dialogun me Prishtinën, problemet ende nuk filluar, duke përmendur këtu sërish çështjen e targave dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Vucic tha se sipas informacioneve që ai ka, vetëm dy qytetarë serbë të Kosovës i kanë zëvendësuar targat e tyre ilegale me ato “RKS” dhe se ky fakt e gëzon.
“Pra, jemi shumë mirë. Vlerësimi im është se nuk do të kalojnë mbi 200 në total,” tha Vuçiq, duke shtuar se kjo vetëm konfirmon se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.
“Aktualisht, ky është informacioni i mëngjesit të sotëm, dy qytetarë kanë rënë dakord për ndërrimin e targave. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinës, tjetri jo. Pra jemi mirë…”, ka thënë Vucic.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të bëjnë konvertimin e targave të automjeteve.
Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjatje të afatit për konvertim të pagave, duke shtuar se afati i fundit mbetet 31 tetori.