




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Kurti sot i ofendoi bashkatdhetarët në diasporë duke i quajtur analfabetë.
E ndaj kësaj deklarate të Çitakut, ka reaguar ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi.
Ai në një postim në Facebook iu referua Çitakut si “përfaqësuese e regjimit që e sundoi Kosovën për dy dekada”.
“Bashkatdhetarët i keni ofendu ju regjimi i kalumë sepse me sistemin arsimor që e keni kriju për dy dekada, keni prodhu njerëz për asistencë sociale dhe punëtorë krahu për vendet e BE-së”, u shpreh Gashi.
Postimi i plotë





përfaqësuesja e regjimit që e sundoi kosovën për dy dekada, paska thanë se ‘kryeministri kurti i ka ofendu bashkatdhetarët tanë në diasporë’.
bashkatdhetarët i keni ofendu ju regjimi i kalumë sepse me sistemin arsimor që e keni kriju për dy dekada, keni prodhu njerëz për asistencë sociale dhe punëtorë krahu për vendet e be-së.
p.s.
taksat që bashkatdhetarët tanë i kanë mbledhë për me e çliru kosovën, ju jau keni vjedhë. ku ka ma ofenduese se kjo?