




Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes nja statusi në Facebook ka shkruar se pakoja e prezantuar dje nga qeveria vlen 150 milionë euro, apo 2 për qind e GDP-së, ndërkaq pakoja e Gjermanisë me vlerë 65 miliardë euro vlen 1.8 për qind të GDP-së gjermane.
“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, shkroi Murati.





Ministri e ka krahasuar këtë pako me pakon që e ka prezantuar sot qeveria e Gjermanisë, në vlerën e 65 miliardë eurove.
Me këtë krahasim ka ironizuar ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha.
“Wow wow wow… koka qu papaki tu e krahasu Gjermaninë me Kosovën. I paska bo dom mielli i PSD-së”, ka shkruar Berisha.





Pakoja e prezantuar nga Qeveria e Kosovës përfshin pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik, shtesat për fëmijë.
Por edhe do të ketë subvencionim 50 për qind për kompanitë private që i rrisin pagat për punëtorët për një periudhë kohore.