Kurti: Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë e të sheh se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, mund të vijë në Kosovë, që ta sheh se sa demokratik është shteti i Kosovës.

Kurti tha se Bërnabiqi do të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të Beogradit.

“Bërnabiqi le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik që është një shtet më demokratik dhe më i pavarur se Serbia”, tha ai.

Kurti thotë se dy ministra do të qëndrojnë të hënën në Luginë të Preshevës, teksa tha se edhe ai vet do të shkojë një ditë në Preshevë.

“Agjenda Qeveritare qysh me herët ka parapare vizitën ne Presheve dhe ministrat e Qeverise të hënën do të shkojnë në Luginën e Preshevës. Serbia kur e ka kuptuar vizitën e ministrave tone atje ka bërë kërkesë për vizitën e Bërnabiq në Kosovë. Unë normalisht se do të shkojë një ditë në Preshevë, por këtë nuk e bëjë si kundërpërgjigje”, tha ai.