Kryeministri Albin Kurti i ka fyer sot mërgimtarët, dhe jo vetëm në konferencën për media, ku njoftoi se do ndahen 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion.
“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksional e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale.
Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, ka thënë ai.
Kjo pjesë e fjalimit të tij është shkëputur nga stafi Lëvizjes Vetëvendosje, dhe është postuar në mbrëmje në faqen e partisë.