Policia e Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se ka gjobitur një person me 300 euro dhe tre muaj marrjen e patentës, pasi i njëjti në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h.
Policia Rajonale e Ferizajit ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, transmeton Klankosova.tv.
“Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë ,saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.