Zhurmë e fyerje”, Serwer: U zgjidh vetëm gjysma e problemit Kosovë-Serbi, çka do të ndodhë me ASK-në?

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmin dje e konfirmoi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të lëvizin me letërnjoftimet përkatëse.

Ai ka shtuar se puna për lirinë e lëvizjes ende “nuk ka përfunduar”.

“Ka ende probleme të pazgjidhur. Pres nga dy liderët që të vazhdojnë të tregojnë pragmatizëm dhe konstruktivitet në mënyrë që të zgjidhet problemi i targave. E kam thënë disa herë, në kohën e luftës në Ukrainë, me sfidat që po përballen evropianët, ne në Evropë nuk na duhen probleme të tjera, nuk na duhen më tensione. Na duhen zgjidhje. Na duhet zgjidhje për Ballkanin Perëndimor dhe sot kemi arritur një zgjidhje, por ka ende probleme të pazgjidhura dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t’i zgjidhur ato”, ka deklaruar Borrell.

uk më duket sikur e kanë zgjidhur problemin e targave, por po ua bëj këtë pyetje njerëzve të duhur. Nëse ata kanë rënë dakord të njohin dokumentet e njëri-tjetrit, por të mos lejojnë njerëzit të kalojnë kufirin me targat e tyre, kjo zgjidh gjysmën e një problemi të vogël pas shumë zhurmash dhe fryrjesh”, ka thënë Serwer.

I pyetur nëse pas kësaj marrëveshjeje, do t’i hapet rruga formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ai ka thënë: “Mendimi im është se Asociacioni do të lindë vetëm në kontekstin e njohjes”.

Vendimi për targat e veturave, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, arritën në pikën kritike pas vendimit të 26 qershorit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.