Analisti Valon Syla e ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit.
Ai tha se marrëveshjet janë të vjetra, ndërsa thotë se “s’ka pas nevojë Albin Kurti me na lodhë me kopalla që në fund me i përngja Edita Tahirit”.
Syla tha se marrëveshjet janë të kryera që nga viti 2011, ndërsa tregoi arsyen se pse nuk janë implementuar.
“Këto marrëveshje janë nga viti 2011. Nga viti 2012 kur shkova në Beograd si korrespodent e deri sot me 2022, këto marrëveshje kanë qenë të kryera por të pa implementume, sepse atëherë Qeveria Thaçi dëshironte që këto marrëveshje mos të implementohen, pa pas diçka konkrete për marrëveshjen finale. Pra jo të kryhen veç e veç si Kurti e Bislimi, por me i kry si pako që e mbyll njëherë e përgjithmonë problemin me Kosovë – Serbi”, ka shkruar Syla.
Ndër të tjerash, ai tha se “Albin Kurti na luani nëpër postera, po del veç një Edita Tahir 2.0”
“Ju që po ekzaltoheni për këtë marrëveshje, sidomos komentatoret dhe mediat pro Qeverisë, për të njejtat e keni sha Qeveritë e kaluara dhe përpos kësaj ju kanë vdek njerzit në protesta që i keni shpallë edhe martirë. Bash për këto që po i gëzoheni. Andaj mos u ekzaltoni se Albin Kurti nga Luani nëpër postera, po del veç një Edita Tahir 2.0. Kështu nuk kryhet problemi me Serbi, veç zgjatet”, ka shkruar Syla.