




Teksa muajit gusht po i vjen fundi dhe bashkë me të edhe sezonit të dasmave, një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në Fier këtë të diel.
Ndërkohë, që në dasmat e zakonshme, siç e do tradita nuset merren me makinë nga shtëpia e tyre për në shtëpinë e bashkëshortit të ardhshëm, në Fier kanë zgjedhur një mënyrë tjetër.
Siç duket edhe në video, në Fier nusen e marrin me helikopter. Në pamjet duket helikopteri që fluturon në qendër të qytetit, ndërsa Fieri është i njohur edhe më parë për raste të tilla aspak të zakonta.





Fillimisht nuset në Shqipëri merreshin me kuaj ose mushka, po flasim në kohën e komunizimit dhe në vitet e para të demokracisë.
Më pas erdhi koha e makinave, fillimisht me 2-3 makina, më pas filloi të rritej edhe numri i makinave, ku ka dasma që shkojnë 20 makina për të marrë nusen.
Kohët e fundit duket se ka dalë pak jashtë mode makina, dhe po preferohen mjete të tjera, sic është helikopteri. Vitin tjetër presim ndonjë risi, ndoshta me gomone ose anije.