Analisti, Ernest Luma ka reaguar njoftimit se është arritur marrëveshja për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë kjo marrëveshje është arritur para 11 viteve.
Luma në një postim në rrjetin social “Facebok”, ka shkruar se kjo marrëveshje në atë kohë është kundërshtuar me protesta.
“Marrëveshja e sotme, është arritur para 11 vjetësh. Atëherë e deri më sot, kjo edhe të tillat, janë kundërshtuar me protesta, si çdo marrëveshje tjetër, prej Ahtisarit e këndej, ratifikuesit e të cilave, sapo mbërrinin në aeroport, sulmoheshin me koktej vezësh e domatesh”, ka shkruar ai
Postimi i plotë:
Marrëveshja e sotme, është arritur para 11 vjetësh. Atëherë e deri më sot, kjo edhe të tillat, janë kundërshtuar me protesta, si çdo marrëveshje tjetër, prej Ahtisarit e këndej, ratifikuesit e të cilave, sapo mbërrinin në aeroport, sulmoheshin me koktej vezësh e domatesh.
Sot u nënshkrua.
Ajo që duhet ta dimë është një përgjegjje e thjeshtë: Pse po humbim kohë e vite kështu dhe deri kur duhet mashtruar ky popull?