Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse, e që mundëson lëvizjen e lirë me anë të dokumenteve të identifikimit ndërmjet dy shteteve.
Kajtazi përmes një cicërime në Twitter tha se kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel për lëvizje të lirë më 2011, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa ishte në opozitë e quante ish-presidentin Hashim Thaçi tradhëtar.
Ndërsa, Kajtazi thotë sot Kurti po quhet hero, pasi arriti ta zbatojë atë marrëveshje.
“Kur eshte nenshkru marrveshja ne 2011, Kurti e ka qujt Thaçin tradhetar. Sot qe Kurti arriti ta zbatoje ate, po quhet hero. Ne ditet e sotme, kriteret se kush eshte hero e kush tradhetar i cakton 45 perqindrshi i analfabeteve funksional, sic i quante Kurti gjysmen e popullesise”, deklaroi Kajtazi.