“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është është një hap para në dakordim të dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë”.
Kështu, ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri, pasi sipas tij ai ka përkrahjen e plotë te vendeve perëndimore veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së madhe por edhe vendeve anëtare të BE-së , për sa i përket masave reciproke me Serbinë dhe cilësisë së tyre.
Në emisionin FIVE, është shprehur se një gjë pozitive që është duke ndodhur sipas tij po shihet një angazhim shumë më i madh nga ShBA-ja në përkrahje të dialogut.
“Një gjë pozitive që po ndodh shohim një angazhim shumë më të madh të SHBA-së në përkrahje të dialogut”, ka deklaruar Ymeri.
Sipas tij, ato përkrahin ndërmjetësimin nga BE-ja, por pastaj po shërbejnë shumë mirë si një mjet shtesë i përkrahjes shtysave këshillave që u jepen më shumë shtetit të Kosovës.
“Besojë që do t’i ndihmojë shumë arritjes dhe përshpejtimit të dialogut”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç dialogut të dakorduar që duhet të bëhet në mes Kosovës dhe Serbisë dhe është porosi e qartë për të dyja shtetet.
Cilat ishin diskutimet nga takimi Kurti – Vuçiq?
Ymeri ka thënë se është e vështir të flitet për diskutimet që janë bërë ndërmjet tyre, meqë nuk ka pasur asnjë deklaratë se për çfarë është folur dhe cilat kanë qenë kërkesat.
“Deklarimi i Borrell, i cili ka thënë se një prej dakordimeve ishte të ketë takime më të shpeshta, dhe ka shumë gjasa që të kemi takime para 1 shtatori në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që të mos hymë në shtator me të njëjtën përplasje siç patëm kur Qeveria e Kosovës bëri vendimin në lidhje me këtë”, ka deklaruar Ymeri.
Sipas tij, në takimin e tyre është folur për marrëveshjen përfundimtare dhe elementet potenciale të saj, natyrisht secila palë ka paraqit qëndrimet e veta në të cilën më e rëndësishmja për Kosovën është njohja reciproke.
Ndërsa, ai ka thënë se nga ana e Serbisë është paraqit edhe njëherë kërkesa për themelimin e bashkësisë se komunave me shumicë serbe.
Por, sipas tij tashmë ka insistim që dialogu te futet në binar të progresit, pra që të ecet përpara me dialog dhe të mos mbesim mbrapa.
Po ashtu, ai mendon se vizita në Bruksel ka pasur një gjë shumë të rëndësishme, e cila është takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Josep Borrell.
“Kurti dhe presidenti serb Vuçiq kanë marrë sinjalin e qartë, e veçanërisht kjo ishte drejtuar për kreun serb që NATO-ja jo vetëm që është e vendosur dhe që ka prani në Kosovë por do ta shtojë pranin e saj nëse është nevoja në mënyrë që ta ruajë veriun e Kosovën por edhe rajonin nga çfarëdo eskalimi i tensioneve në terren” deklaroi Ymeri në RTV Dukagjini./Telegrafi/