‘Dështoi’ takimi Kurti-Vuçiq/ Avokati shqiptar jep paralajmërimin e fuqishëm – tregon çfarë do ndodhë në shtator!

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në Bruksel përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell së bashku me të ngarkuarin e BE-së për bisedime Mirosllav Lajqak, ishin ndërmjetësues në takimin Kurti-Vuҫiq.

Borrell u shreh optimist se do të ketë një marrëveshje mes të dyja palëve deri me 1 shtator.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur marrëveshje sot, jo, më vjen keq. Por ky nuk është fundi i rrëfimit meqë të dy udhëheqësit u pajtuan që procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ka ende kohë deri më 1 shtator. Pra sot nuk pati marrëveshje, por ne nuk dorëzohemi, ne duhet të vazhdojmë diskutimet, duhet të kërkojmë zgjidhje, procesi do të vazhdojë”, u shpreh ai.

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një prononcim për “Bota sot” komentoi takimin e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Ai tha se pritej që të mos ndodhte ndonjë marrëveshje në këtë takim, derisa potencoi se Vuçiq ishte tejet i shqetësuar nga politika amerikane për veriun e Kosovës.

Kjo pritej të ndodhte: Politika serbe me Vuçiqin ishin në shqetësim nga politika e forcës që kishte treguar Uashingtoni ditët e fundit për konfliktin e veriut të Kosovës. Por sidomos për reciprocitetin.

Serbia është e kapur, sepse ka firmosur me Thaçin duke menduar që pastaj interpretimin e reciprocitetit ta kanalizonin në logjikën e ndërrimit të territoreve.

Kjo tani është një lojë e djegur; dhe prandaj Vuçiç-it i ka shteruar politika”, deklaroi avokati.

Sipas Ngjelës, Borelli e përkrah Serbinë, mirëpo frikësohet ta shpreh shumë hapur shkaku i Amerikës.

“Në Bruksel, politika amerikane nuk pranoi asnjë lëshim.

Kurse Kurti i qëndroi radikalizmi të tij.

Vuçiç dukej pa perspektivë për arsyet që thamë më lart

Kurse Borell-i, një tip loloje, as mish as peshk. Në fakt është me Serbinë, po ka frikën e Uashingtonit”, theksoi ai.

Krahas kësaj, avokati u shpreh optimist se do të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Sipas tij, në shtator do të ketë ngjarje politike pozitive.

“Vendosja e gjuhës së forcës nga USA, është risi, dhe kjo tregon se zgjidhja do të jetë e shpejtë.

Politika amerikane nuk pret më… këtë tha gjuha e politikës së Bidenit.

Në shtator mendoj se do të kemi ngjarje politike pozitive për ne. Të shohim…”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.