Ish i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, tha se është i shqetësuar nga zhvillimet në negociatat e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai, në një video-konferencë të organizuar nga Instituti i Parë Politik Amerikan, tha se dialogu ka kollapsuar, por ka lavdëruar aftësitë e kryeministrit Albin Kurti në negociata.
Sipas Grenellit, Kurti është negociator i mirë, por ka fajësuar atë për refuzimin e “gjithçkaje që është propozuar nga BE-ja, SHBA-ja, madje edhe Serbia”.
“Ai është një negociator i fortë, por kur i del një ide që nuk është rrugë njëkahëshe, duhet të arrijë kompromis. Kështu do ta merrte liberalizimin e vizave”, tha ai.
Duke folur për targat, Grenell tha se për tensionet në veri ishte faji i Kurtit, i cili insistoi se recorprociteti duhet të përmbushet.
“Nuk është një ide e mirë, veçanërisht nëse e shikoni rajonin tani me konflikte. Unë i bëj thirrje atij të negociojë. Dhe SHBA-ja duhet të gjejë një zgjidhje. Përqendrohuni në zhvillim ekonomik, në punësimin e të rinjve, 20+ vite pas konfliktit mendoj se kemi mësuar se retorikat politike nuk ndihmojnë. Kjo do ta ndryshonte situatën, njerëzit duan të shohin zhvillim ekonomik. Politika nuk është zgjidhja,” tha Grenell, raporton paparaci.
Ai theksoi se lidershipi amerikan, administrata e Joe Biden, e cila është e përfshirë në dialog, duhet të gjejë zgjidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.