Fluturimi më i ѕhkurtër në botë zgjat vetëm 2 minuta, do habiteni ѕa kuѕhton bileta

Sipas listës së rekordeve botërore Guinness, fluturimi më i shkurtër në botë me një kohëzgjatje prej një e gjysmë deri në dy minuta, bëhet nga avionët e kompanisë skoceze Loganair dhe përshkojnë një distancë prej vetëm 2.7 kilometrash.

Në fakt, kur era është e favorshme dhe pesha e bagazhit është e lehtë, udhëtimi zgjat vetëm 53 sekonda.

Udhëtimi, i cili zhvillohet dy deri në tre herë në ditë, lidh Westry, një ishull i vendosur në skaj të ishujve Orkney, në veri të bregdetit skocez, me ishullin edhe më të vogël dhe më të largët të Papa Westry.

Është një “lloj litari” shpëtimi për 80 banorët e ishullit, por edhe për turistët që në verë kërkojnë të jetojnë eksperiencën e rrugës dhe bukuritë që fsheh ishulli.

Ulja në aeroportin Pope Vestry është në një nga tre pistat, zhavorr ose bar dhe lule të egra, në varësi të drejtimit të erës. Dy vëllezër janë rojet e sigurisë së aeroportit, ndërsa ka edhe një zjarrfikës, sipas CNN.

Kabina e avionit nuk është më e madhe se një furgon dhe mund të strehojë deri në 9 persona, pilotin dhe 8 pasagjerë. Zhurma e fluturimit e padurueshme. Vlen të përmendet se nëse uleni në rreshtin e parë të 4 rreshtave në dispozicion, mund të shikoni pilotin ndërsa ai është duke punuar.

Kjo është arsyeja pse ndodh një fluturim kaq i shkurtër

Në fakt kjo rrugë e veçantë ajrore fillon nga kontinenti, ishulli më i madh i Orkney. Një udhëtim prej rreth 15 minutash në Vestry dhe më pas në Papa Vestry me fluturimin LM711 që i dha asaj rekordin botëror.

Arsyeja pse ekzistojnë këto fluturime është se ndërsa distancat midis shumë ishujve të arkipelagut Orkney janë kaq të shkurtra, banorët janë të paktë dhe si rezultat nuk ka asnjë nxitje financiare për të ndërtuar ura. Pra, lëvizjet bëhen ose me anije ose me ajër.

Çmimi i biletës është 20 dollarë dhe udhëtimi i kthimit bën që fluturimi më i shkurtër në botë të duket edhe më i shkurtër.