Mërgimtari 15-vjeçar ankohet për çmimet në Kosovë: Me 2 euro dikur blija shumë gjëra, tani jo më

Se në Kosovë janë ngritur çmimet po vazhdon të jetë një nga ankesat më të mëdha të mërgimtarëve që kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Në “Era Verë”, një ankesë të tillë e kanë pasur edhe dy të rinj që jetojnë në Angli.

Sipas tyre, çmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se jashtë.

“Me 2 euro përpara blejsha shumë sene, tash jo. Shkova me ble vaj, 3 euro e gjysë, u çudita”, tha pos tjerash njëri nga ta.