




Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka thënë se Kosova po diskriminohet nga aleatët në çështjen e liberalizimit të vizave.
Ish-kryediplomati mori shkas nga një deklaratë e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, e cila i kërkoi BE-së ta ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët.





Ajo tha se tani është “koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia”.
“Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë – liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës.
Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”, ka shkruar Selimi në Twitter.