




Një veturë zyrtare 3Z, është parë sot në ditë vikendi në autostraden “Ibrahim Rugova”.
Lexues të portalit rajoni.org kanë dërguar fotografi, ku shihet vetura zyrtare me targa me numër 3Z/ 163 -09 në autostrade të mbushur me femra në një ditë vikendi.
Keqpërdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale sidomos gjatë vikendit është bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë.
Madje në shumë raste, përdoruesit e tyre i keqpërdorin asetet publike për t`i kaluar pushimet edhe në bregdetin shqiptar./Rajoni