




“Unë po bëj një pranim minimal të realitetit, për ndryshimin maksimal të tij,” – ishte shprehur Kurti, pas arritjes së marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjet e nënshkruara nga Hsahim Thaçi dhe Isa Mustafa për Energjinë në Bruksel.





Kryeministri i Kosovës ka shkelur shumë e shumë qëndrime politike të thëna publikisht. Ndër më të rëndësishmet, pa dyshim se ishin edhe ato që kishin të bënin me raportet me Serbinë (dialogun, marrëveshjen finale, marrëveshjet e Brukselit dhe të tjera).