




E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë që drejtohet nga Petar Petkoviq, ka pretenduar të mërkurën se në Kishincë afër Graçanicës “është fshirë emri i Kishnicës në gjuhën serbe dhe është vendosur një tabelë ku shkruan UÇK”.
Kjo për këtë zyre është parë si “kërcënim për serbët”, madje për këtë e akuzuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.





Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, ka thënë kjo zyre, duke etiketuar UÇK-në me terma shpifës si “kriminale” dhe “terroriste”.
Sipas kësaj zyre, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj këtyre siç i quajtën ata “provokime”, kanë raportuar mediat serbe.





Kjo vjen veëm tri ditë pasi në Veriun e Kosovës ka pasur tensione.
Kjo pasi Beogradi po i nxitë serbët të mos e pranojnë reciprocitetin në targa dhe dokumente