Vuçiq: ROSU nuk guxon të arrestojë askënd, pa Iejen e kryetarëve të katër komunave në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë për televizionin publik serb RTS se “njësitet e ROSU-së kanë arrestuar Dejan Spahiqin “të pafajshëm”, i cili drejtonte veturën e spitalit, dhe se njësitet speciale të “task-forcës”, të cilat komandohen drejtpërdrejt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë marrë pjesë në arrestim”. Aksioni u drejtua nga Xhavid Tahiri.
“Kanë kapur një serb që nuk ishte aspak fajtor, i cili transportonte ilaçe, do të thonë se ai është fajtor se ishte në një demonstratë afër barrikadave, sikur kjo është ku me ditë se çka.

Epo të gjithë serbët janë në barrikada se po Iuftojnë, se nuk mendojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe pastaj Kurti para KUINT-it thotë se po Iufton kundër mafies dhe krimit, dhe ata thonë ‘natyrisht’ të gjithë serbët janë mafioz përveç atyre që thonë se Kosova është e pavarur”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka shtuar se “nuk kanë pasur të drejtë të arrestojnë, si për shkak të policisë rajonale, ashtu edhe për shkak se nuk i kanë njoftuar kryetarët e katër qyteteve në veri të Kosovës”.

Ai ka theksuar se as NATO nuk ka reaguar “edhe pse është dashur”.