Një gropë misterioze është shfaqur në një zonë minerare në veri të Kilit.
Nga pamjet me dron shihet një vrimë të madhe në tokë që raportohet të jetë 25 metra e gjerë – duke u llogaritur edhe si vrima më e madhe e kohëve të fundit, transmeton Insajderi.
Bëhet e ditur se kjo gropë e thellë 200 metra po vazhdon të rritet çdo ditë, gjë që është mjaft frikësuese.
Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, ka dërguar personel të specializuar në zonë.