




Në sezonën e verës Kosova mbushet me mërgimtarë të shumtë. Shumë nga ta arrijnë përmes kufijve tokësorë.
Mirëpo sivjet ata po gjobiten nga policia serbe gjatë udhëtimit nga vendet që jetojnë drejt Kosovës.





IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se patrulla të shumta policore serbe po i dënojnë mërgimtarët.
Madje ata po i përdorin veturat civile për t’i gjobitur ata.
Mërgimtarët kanë apeluar që të kenë kujdes gjatë vozitjes në territorin e Serbisë.