-“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se “për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë”.
Vuçiq ka thënë se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë të njëjtit persona që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.
Duke deklaruar se qeveria e mëparshme serbe, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq tha se qeveria aktuale është duke luftuar “që të marrim çfarë të mundemi për popullin dhe vendin e tonë”.
“Nga e gjitha që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë”, tha presidenti serb.
Në lidhje me dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, Vuçiq tha se deri më tani ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se ka dëgjuar mendime të ndryshme, por kishte edhe fyerje.
“Por se kjo tregon se debati ishte i lirë dhe demokratik”, shtoi ai.
Vuçiq tha se ka mendime të ndryshme nga ata që thonë: “pranojeni pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, dhe ata që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.
“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur, edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racional dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq.