Profesoresha e Athinës: Kosova do bashkohet me Shqipërinë, jam aq e sigurtë sa edhe hedh firmën për këtë

Maria Efthimiu, profesoreshë në Universitetin e Athinës, e cila është dekoruar edhe nga Presidenti i Greqisë, është e angazhuar në një sërë fushash të dijes, në këtë video të publikuar në vitin 2015, në një leksion ajo flet për arvanitasit që jetojnë dhe kanë jetuar në Greqi.

Veç të tjerash, në këtë video ajo thotë që një pjesë e mirë e Greqisë së sotme në fillim të shekullit të kaluar ka folur shqip.

Pjesa më e madhe e Atikës, Patra dhe krahinat e saj, Korinti, Eubea, ishulli Specas, Çamëria etj, janë ndër rajonet e Greqisë ku në të kaluarën është folur shqip sipas profesoreshës.

Efthimiu thotë se në Greqi aktualisht jeton një numër i madh arvanitasish, por që janë ortodoks.

Ajo thotë që kur u bë marrëveshja për shkëmbimin e popullsisë mes Turqisë dhe Greqis, Arvanitët mysliman shkuan në Turqi si turq dhe jo si arvanitas.

Interesant për t’u përmendur është fakti se në këtë video duke filluar nga minuta e 13′ ajo flet për gegët duke theksuar se një pjesë e mirë e Malit të Zi përbëhet nga shqiptarë, se mbi 30% e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë dhe se Kosova që është tashmë shtet i pavarur do të bashkohet me Shqipërinë.

“Kosova e cila përbëhet nga shqiptarë ka qenë rajoni jugor i ish-Jugosllavisë ndërsa tashmë është e pavarur dhe më vonë do të bashkohet me Shqipërinë, jam e sigurtë për këtë, madje edhe mund të hedh firmën që kjo do bëhet.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të bashkohen një ditë, të shpresojmë të jetojmë e ta shohim që kjo të realizohet,” thotë profesoresha e Athinës, pikërisht në minutën e 14′.