




V ideoja e mërgimtarit Vesel Bajramaj nga Ferizaj, i cili për ditëlindjen e tij mori si dhuratë nga familjarët një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, është bërë v irale në rrjet.
Bajramaj, i cili është njëkohësisht edhe aktivist i PDK-së, në një p rononcim për Gazetën Demos mes tjerash tha se d ënimet që i merr në Kosovë i paguan me shumë qejf.





“Sa herë më d ënojnë policia në Kosovë unë gëzohem dhe ua them atyre më vjen mirë, e boj me shumë qef se e di që paska shtet, po paguj për shtetin tem, se kjo ka qenë edhe ëndrra jonë”, u shpreh ai.
Vesel Bajramaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani që nga viti 1993, ka një simpati të madhe ndaj ish-presidentit Thaçi.