Shkëputur nga intervista me historianin zvicerian Dr. Aleksandre Lambert:
Çfarë mund të na thoni ju për ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, ose më mirë si i njihni ju, shqiptarët e Lashtësisë?
Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve, janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike.
Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoevropiane, që dallohen nga gjuhët e tjera indoevropiane, ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoevropiane. Gjuha shqipe, ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja, në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.
Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh, i biri i Olimpias, Aepirote – ilire, kishte si gjuhë amtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli. Shumë e përhapur është në botën e sotme shprehja «Një fitore si e Pirros». Kjo shprehje të kujton fitoren e famshme që Pirroja pati kur mundi romakët në Askulum në vitin 279 përpara Krishtit. Plutarku e ka vlerësuar Pirron si strategun më të madh të lashtësisë. Kjo bet.ejë që humbën romakët mbeti në histori edhe si bet.eja që karakterizon fillimin e ngjitjes së tyre, kurse për Epirotët dhe për Pirron kjo be.tejë u shënua si pika e dekadencës së tyre. Bota e ka konsideruar Pirron si grek, edhe pse ai e mësoi greqishten në moshën 12 vjeçare në Aleksandri ku vazhdonte edukatën e tij princore.
Eshtë e vërtetë se romakët i mundën ilirët pas luf.tërash dhe kryengritjesh që zgjatën me shekuj. Konsulli romak Paul Emili nuk mundi të nënshtrojë ilirianët, edhe pasi ai rrafshoi për tokë më se 70 qytete të tyre dhe dërgoi në Romë si skllevër 150.000 epirotë – ilirë, me në krye mbretin e tyre Genc. Sipas historianit romak Suetona, kryengritja e ilirëve në vitet 6 dhe 9 pas Krishtit ishte më e tmerrshmja nga të gjitha luf.tërat që Roma ka bërë në botën e jashtme pas luf.tërave Punike.
Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi, janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh, që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313, i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sun.dimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane, prej të cilëve po përmend Vatikanin.
Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative Kodi i Justinianit, që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë iliriani Shën Hieronim. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus …», me përdorim edhe sot e kësaj dite, është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai ilirian nga Kosova.
Duhet të pranojmë se IIirët në Evropë kanë qenë një nga popujt e parë që u kristianizuan, kjo vërtetohet edhe nga Bibla. Kur Shën Pavli shkoi në Iliri për të kristianizuar ilirët, ai gjeti në Durrës një kishë kristiane.
Dr. Alexandre Lambert, është historian zvicerian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten. Eshtë doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë dhe është Drejtor Akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të Ar matosura.
Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore, si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare, si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.
Botuar fillimisht në: Gazeta Panorama, 31/11/2007