




Një çift i ri të cilët jetojnë në Stuttgart të Gjermanisë janë bërë hit në internet, e gjithë kjo falë angazhimit që kanë treguar për vajzën e saj të vogël, Dean.
Dea është një vogëlushe e jashtëzakonshme e cila edhe pse nuk ka mbushur ende dy vite jetë di të flasë, madje di edhe kuptimin e familjes.





Ajo në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane njeh thuajse të gjitha ngjyrat, kafshët, e shumë gjëra të tjera, transmeton Indeksonline.
Angazhimi i nënës dhe babait të saj kanë ndikuar që vajza të njohë edhe më tepër gjëra se që njohin fëmijët në moshën e saj.
Vjosa Muriqi që është nëna e Dea-s ka hapur një profil në Instagram ku është tejet e ndjekur, me 97.9 mijë persona që e ndjekin dhe me 494 postime.