Inxhinieri slloven Marjan Pipenbacher, i cili projektoi urën Pelesac, ka më shumë se 200 projekte të tilla pas vetes.
Dhe në një intervistë për radion sllovene me rastin e hapjes së saj, ai deklaroi se beson se ky projekt i përket “klasit botëror” dhe se ajo përfaqësonte sfidën e tij më të madhe deri tani, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi
“Ura e Pelesac është ndër pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që janë ndërtuar në fillim të shekullit të 21-të dhe i përket klasit botëror”, citohet të ketë thënë Pipenbacher