Analistja Zana Avdiu ka folur rreth debatit të fundit që po zhvillohet sa i përket turizmit në Shqipëri, e që shumë qytetarë janë ankuar për fryrje të çmimeve në plazhet shqiptare.
Avdiu ka kritkuar qytetarët që ankohen, pasi sipas saj, në Kosovë ekziston akoma mendimi që vendasit në Shqipëri t’i presin si në kohë të Iuftës.
Sipas saj, e vetmja arsye se pse shqiptarët e Kosovës shkojnë në Shqipëri është vetëm se është më lirë se bregdetet tjera.
“Ne mendojmë që shqiptarët e Shqipnisë duhet me na prit ne atje sikur në kohë të luftës, që të bëjm çfarë të duam e të mos paguajmë, jo. Nuk ka të bëj që ne shkojmë në Shqipëri vetëm pse dojm me i ndihmu atyre, këto janë fore, këto janë populizma”, është shprehur ajo.