Grushti’ i fuqishëm që tronditi Serbinë – jo çdo gjë shkoi në të mirë të Kosovës/ Mehmeti kritikon politikën e Thaçit!

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Analisti Faton Mehmeti, në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, politika e Hashim Thaçit nuk ka arritur asnjëherë të vë në favor të vendit tonë.

“Fatkeqësisht nuk është përdorur në mënyrë të duhur vendimi i GJND-së, e cila i ka hapur rrugën e legjitimitetit për të dalur më e fuqishme karshi Serbisë. Mirëpo, me politikën e tij, Thaçi s’ka arritur asnjëherë ta vë në favor të vendit tonë.

Vendimi i GJND ka hapur rrugën e nëpër të cilën është dashur të ecën Kosova, devijimi nga kjo rrugë ka favorizuar Serbinë”, thotë ai.

Sipas tij, me këtë vendim Serbia nuk është viktimizuar, përkundrazi ka marrë forcë për të shpërfillur një vendim të tillë duke e kthyer Kosovën nga palë në temë të diskutimit.

“Fatkeqësisht nga kjo, Serbia nuk është viktimizuar, përkundrazi ka marrë forcë për të shpërfillur një vendim të tillë duke e kthyer Kosovën nga palë në temë të diskutimit. Tani e tutje, duhet jo vetëm rikujtuar Serbisë këtë vendim të GJND-së, mirëpo edhe hartimi i çdo arritje të marrëveshjes të jetë krahas saj”, përfundon ai.