![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Këngëtarët e skenës rep në Kosovë kanë probleme me dhunën. Feronit Shabani, reperi i njohur e problematik nga Gjilani, ka bërë përsëri bujë.
Jo për ndonjë këngë, të cilët janë po ashtu shumë të kritikuara për tekste banale, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Fero, siç njihet me emrin artistik, në videon e publikuar nga gazeta Nacionale, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.
Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.
Fero është i njohur për shumë vepra penale, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë.
Madje, një video teksa shihej duke u përleshur me disa persona në një lokal në Prishtine, ishte bërë virale.
Kujtojmë që Fero ishte dënuar për armabjtje pa leje.
Reperët kosovarë janë treguar shumë problematik në muajt e fundit. Madje, si pasojë e inateve, një person ka humbur jetën në Ferizaj muaj më parë.