




Agim Vuniqi
“Beogradi dhe Prishtina ishin në aleancë të sinkronizuar mediale, të një sulmi agresiv kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, me kërkesa eksplicite për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe thirrjes publike linçuese për rrëzimin e kryeministrit më të votuar në Kosovë. Ajo çka u dëgjua në Beograd nga Grenelli, dhe ajo që u dëgjua në studion e TV Dukagjini kishte të njëjtën përmbajtje, por jo e të njëjtit nivel akademik, i pari ishte një ish-politikan dhe diplomat i njohur amerikan, ndërsa i dyti i shquar si një afarist i vogël i izolimit të kulmeve, por edhe përfitues i privatizimit të egër pas lufte në Kosove, ku arkëtoi disa miliona dollarë.
Pra, në studion e TV Dukagjinit në Prishtinë zbarkoi ‘grenelli’ shqipfolës Florin Krasniqi, ndërsa në Beograd në bisedë me studentë u ftua qytetari tjetër amerikan Richard Grenell,





Grenelli tha në Beograd se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova dhe se Serbisë nuk duhet ti kërkohet njohja e Kosovës!
Kurse Florin Krasniqi tha se kam pritur nga Kurti që vizitën e parë jashtë vendit t’ia bëjë Beogradit. Ky ndër të tjera paturpësisht dhe në mënyrë të egër kërkoi publikisht rrëzimin e qeverisë demokratike të kryeministrit Kurti.
Po atje Grenellin e pyeten se a e ka paguar qeveria e Beogradit, ndërsa Florinin a thua kush e ka paguar?”