Në Durrës këtyre ditëve është vështirë të gjesh çadër. Kështu ka thënë një lexues i gazetës “Bota sot”, që ka dërguar një fotografi nga qyteti bregdetar shqiptar.
Ai ka treguar se shumica e pushuesve edhe sivjet janë nga Kosova. Ndërsa, duke folur për çmimet, Ramadan Reshitaj ka thënë se ato janë më të larta se viteve të kaluara.
Reagimi i tij, dërguar në redaksinë e “Bota sot”:
Durrësi me plot turistë
Plazhet e Durrësit këto dite janë plot me pushues.
Në plazhet më të bukura, ato para hotel Bonites, është vështirë të gjesh çadër. Shumica e pushuesve, sikur edhe verave të tjera janë nga Kosova. Në mesin e tyre ka edhe maqedonas, polakë, boshnjakë, por edhe serbë.
Çmimet janë pak më të larta se viteve të tjera. Çadrat me dy shtretër janë nga 500 deri në 1000 lekë. Dhomat, varësisht prej pjesëve të banuara sillen prej 15 eurosh dhe më lartë.
Diell, zall i imët dhe freski deti, po i kënaqin pushuesit.