




Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë të partisë kanë vizituar sot babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt.
“Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.





Limaj tha se Haxhi Thaçi e di më mirë se kushdo se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët.
“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët tanë”.
“Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, shtoi Limaj.
“Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, përfundoi ai.