




Këngëtarja Mihrije Braha gjatë një interviste në T7 për emisionin më të ri “Erë vere” ka treguar arsyen se pse nuk e kishte ftuar këngëtaren Remzie Osmani në fejesë të djalit të saj
Në këtë deklaratë, Mihrija ka shpjeguar arsyen e kësaj mosftese.
“Remzie Osmani kur e ka feju djalin as ajo nuk me ka ftuar mua, edhe unë për fejesë nuk e kam ftuar. Por, kur e ka martuar djalin me ka thirr në dasmë, edhe unë kur do ta martoj djalin do e thërras”, ka thënë ajo.
Por, pas kësaj ka ardhur një reagim i çuditshëm i Remzie me një storie në Instagram ku në fakt duket se i adresohet pikërisht çiftit Naim Abazi dhe Mihrie Braha dhe intervistës së dhënë.
“Dëgjo bir…Sot të bëjnë pis të palarët, të gjuajnë zuzarët e të japin mend trutharët…”, ka shkruar ajo në Story.