




Rifat Metaj shoferi i Fadil Kodrës, drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, tash e tutje do të jetë zëvendësdrejtor i Financave në AME.
Kështu thuhet në vendimin që mban datën 10 qershor 2022, të nënshkruar nga Kodra, shkruan Gazeta Insajderi.
Vendimi që Kodrës i kushtoi me vend pune?





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkarkuar nga detyra Fadil Kodrën, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Vendimin për shkarkimin e udhëheqësit të AME-së është marrë dje, ka konfimruar kabineti i ministrit Sveçla.
Sipas Ligjit për Shërbimin Civil, ushtruesi i detyrës së agjencisë nuk mund të shërbejë në funksion në periudhë prej më shumë se tre muajve nga skadimi i mandatit si drejtor.





Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”. Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.
Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.