Sot është raportuar për rritjen e çmimit të metrës së druve, e cila nga 38 euro sa ishte, është ngiritur në 50 euro.
“50 euro, është rritë çmimi i druve sikurse krejt senet”, thotë një tregtar, përgjigje kjo e cila gjenë mbështetje edhe nga kolegu i tij, i cili thotë: 50 euro, se ka shpenzime e taksa krejt janë rritë, ska sen që su ngritë edhe në shërbim publik edhe në shërbim privat.
E duket se me tregtarët pajtohet edhe një lexues tjetër.
Ai ka thënë se ky çmim nuk është i shtrenjtë, sepse 50 euro qytetarët po paguajnë për një natë në bregdet për tu rrëzitur, duke lënë të nën-kuptohet se qytetarët po janë dorë-shtrënguar kur vjen puna rreth ngrohjes së trupit me dru.
“Jo be, çmimi 50 euro nuk është shtrenjtë një metër dru, po e paguani një natë në deti 50 euro e s’po iu doket nalt, se rrezitni në kokërr shpine, me dru ka punë, o shoq“, ka komentuar ai poshtë raportimit të lajmit rreth shtrenjtimit të metrës së druve