




Kërkesa për një këngë dhe kundërshtimi i dëshirës e ka kthyer një dasmë në një fushëbetejë.
Ngjarja ka ndodhur në një martesë në rrethin e Vize në Kırklareli të Turqisë.
Dyshohet se pati një debat mes të ftuarve që morën pjesë në dasmë për shkak të kërkesës për një këngë.
Debati u rrit për shkak se kënga që krushqit donin nuk u luajt midis të ftuarve në dasmë, shkruan javanews.al.





Me debatin në rritje, të dy grupet e dasmorëve u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe karriget filluan të fluturonin në ajër.
Dhëndri tentoi të ndërhynte, por ishte e pamundur të ndalte përplasjen, madje nuk ju shpëtoi dot as karrigeve që fluturuan në luftën midis dy grupeve.