Bekim Haxhiu është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai përveq si deputet njihet edhe si fizioterapeut dhe mësimdhënës në Univeristetin e Prishtinës dhe një kolegj privat.
Nga të gjitha këto të ardhura, ai gëzon edhe pensionin invalidor.
Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar një shtëpi, tokë, truall e lokal të gjitha në vlerën e gjysëm milioni apo mbi 415 mijë euro.
Haxhiu posedon edhe një veturë luksoze në vlerën 61 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një veturë Mercedes në vlerën 13,800 euro.
Mbi 17 mijë euro janë kursimet e tij në emër të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve, ndërsa borxhet kapin vlerën mbi 40 mijë euro.
Ai ka deklaruar tek të hyrat vjetore se merr pesë paga, një nga Kuvendi i Kosovës si deputet, një nga kolegji privat, një nga Fakulteti i Mjekësisë, një nga SHSKUK, një pension invalidor, qira nga një lokal në Fushë Kosovë, si dhe paga e bashkëshortes së tij që punon në Postën e Kosovës. Të hyrat vjetore të tij nga gjithë këto të ardhura kalojnë shifrën mbi 61 mijë euro.