Ambasadori Gjerman “deklason” Serbinë / Përkrahje e madhe për Kosovën – Ja për çfarë bëhet fjalë

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka deklaruar se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.Ai këtë e tha pas pengimit nga Serbia që iu është bërë boksierëve kosovarë që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë.

Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur” tha Rohde.

Ambasadori gjithashtu theksoi se shkëmbimet intelektuale kulturo-sportive dhe artistike janë të domosdoshme.“Ashtu sikurse e tha dje Zëdhënësi i BE-së “pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual kulturor sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”.