Sot u raportua se një grup studentësh serbë planifikohet ta vizitojnë Prekazin, vendin historik ku ranë dëshmorë komandant Adem Jashari me familje.
Pas raportimeve të tilla, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, kanë dalë në rrugë për t’i ndalur studentët serbë të futen në këtë memorial.
Madje njëri nga tifozët ka vendosur flamurin e UÇK-së në shpinë.
Që nuk do ta lejojnë këtë vizitë, “Shqiponjat e Zeza” kanë treguar edhe mbrëmë vonë.
Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.