




Analisti dhe gazetari, Valon Syla, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për masen e re të Qeverisë “të paktën një i punësuar në një familje”.
Syla me anë të një postimi në Facebook, ka konstatuar se kjo masë krijon në vetvete pabarazi, në atë se u ofron mundësi të njëjta sipas tij, si atyre që “janë të aftë” si për ata që nuk janë, shkruan lajmi.net.
“Sipas kësaj politike, krejt punëtorët kanë me u dokë si Gjyshinca, Dimal Basha, Koka e Raketës, Fitore Pacolli e do edhe si dëshmitarë të Jehovës që si njeh askush as për aftësi as për send, përpos që trokasin te dera me fletushka, që i ka bo ky deputet, se për meritë as në punë si kish marrë najkush najherë”, ka shkruar ai.





Syla më tutje e ka quajtur “të paaftë politik Kurtin, duke thënë se ai mendon se qytetarët i besojnë ende.
Sipas Sylës, Kurti “një ditë do të ikë në Norvegji” nga turpi.
Analisti e ka quajtur “eksperiment” të dështuar të parin e Qeverisë.