Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është rikther në qendër të vëmendjes dhe jo për subvencionet apo puntë e tjera në ministri, shkruan GazetaDemos.
Ai ditëve të fundit është bërë temë pikërisht për mbiemrin të cilin e posedon. I ftuar në një studio televizive, ai kritikoi ashpër të gjitha mediat dhe të gjithë ata të cilët sipas tij po mundohen t’i japin konutacion përqeshës këtij mbiemri. Në deklaratën e tij rreth kësaj çështje, ai tregon prejardhjen e tij si dhe historinë e vlerat të cilat i bartë po ky mbiemër.
“Mua personalisht hiç nuk më shqetëson. Ka me vite të tëra në të cilat raportimi medial ka tentuar që t’i jep një konutacion të përqeshjes së mbiemrit që e mbajë. Për ata që nuk e din, mbiemri Peci është pjesë e nën-fisit Shalë, që ka një pjesë të historisë prej pjesës së Malsisë së Shkodrës e lëvizjeve dhe dyndjeve që vazhdimisht e ka pasë popullata shqiptare gjithandej, por megjithatë në rast se e marrim si mbiemër, unë e ndave edhe një pjesë të një harte ku pasqyrohet se cilët janë mbiemrat më të shpeshtë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe aty shihet se qyteti i Mitrovicës mbiemrin më të shpesht e ka mbiemrin Peci“, tha ai.
E Peci gjithashtu tha se këtë mbiemër e bartën edhe njerzë me vlera të larta, ndërsa, gjithashtu shtoi se edhe “Pec ka qenë edhe Isa Boletini”
“Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, në këtë rast i përfaqëson ekskluzivisht tri fshatra, Boletinin, Zhazhën dhe Rahovën dhe prej tyre jo rastësisht unë e kam rikthyer në kujtesë që realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini“, u shpreh Peci.