Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica ka folur për rritjen e çmimeve në vend. Sipas tij, kur shtrenjtohen karburantet, në mënyrë zinxhirore ato i tërheqin edhe produktet tjera.
Huruglica theksoi se në këtë kohë është e vështirë të jesh në lëkurën e ministrit të Financave, Hekuran Murati apo kryeministrit, Albin Kurti.
“Është vështirë me qenë në lëkurë të ministrit të Financave, ose edhe të kryeministrit, sepse vërtet nuk ka një çelës magjik ose një zgjidhje me të cilën kishin mundur me bo diçka shumë shpejt”, tha ai.