Qytetari nga Dubovci i Vushtrrisë ka bërë të ditur se Dubovci është vendlindja e tij, madje ka treguar një histori se kur e ka sjellur nusen e tij në këtë vend dhe zonjës nuk i ka pëlqyer.
Kështu në formë shakaje, axha Bedri tha se iu është dashur të bëjë një zgjedhje në mes katunit dhe nuses.
“Krejt jemi rrit këtu, jemi martu këtu, kur e mora nusen më së pari, më thë më ke çu në Shqipëri. Tha katastrofë ku më ke sjellë këtu më kë mëashtru, ose duhej ta lëshoja katunin ose nusen, thashë më mirë ta lëshojë katunin”, tha ai në rtv21.