Panelistët Valon Syla dhe Zana Avdiu janë përplasur në emisionin Pressing në T7.
Gjendja politike në Kosovë ka qenë arsyeja e debatit mes dy panelistëve të cilët nuk pajtoheshin edhe për rolin që po ka opozita.
Syla tha se kryetarët e partive opozitare po bëjnë gabime dhe nuk janë të denjë të përballen me Kurtin.
“Këta frikësohen edhe të reagojnë. Frikësohen pasi që mundet me ju dal më vonë dikur një deklaratë kundër Albinit , e pastaj ky nuk bashkëpunon me ta e këta mbeten të parëndësishëm”, tha Syla.
Ai tutje akuzoi Abdixhikun se largoi Agim Veliun pa arsye nga partia.
“E largoi Veliun. E humbi Podujevën. Nuk e fitoi VV-ja por e humbi ky”, shtoi ai.
Këtu i reagoi Avdiu, e cila tha se kjo nuk është arsyeja.
“E pse e humbi Gjilanin pra? Nuk është kjo arsyeja. Popullin nuk mund ta ndërrosh. Ky popull të dënon me votë.”, tha ajo.
Debati i tyre vazhdoi edhe për shumë minuta gjatë emisionit.